TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Maj 2023, 15:31

Përplasje bandash në Ekuador, eksperti: Shqiptarët janë trafikantët më të rrezikshëm

Shkruar nga Pamfleti

Përplasje bandash në Ekuador, eksperti: Shqiptarët janë

Situata në Ekuador duket e tensionuar për shkak të përplasjes së bandave shqiptare me ato meksikane.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa komentoi në një intervistë për Euronews Albania këtë shkrim të “Financial Times” duke theksuar se trafikantët shqiptarë janë ndër më të rrezikshmit.

Një vend i vogël siç është Shqipëria dhe pesha e madhe e ekonomisë që ata zotërojnë, pra shqiptarë që kanë kaluar këta kufij, sot janë futur dhe janë ndërkombëtarizuar në potencialet e tyre si në drejtim të organizimit, të infrastrukturës dhe mbi të gjitha të bazës ekonomike.

Fakti që këta janë grupe që dominojnë në Ekuador, në vendin e origjinës, në vendin më të rrezikshëm apo në vendin më me probleme, por njëkohësisht janë dhe në Itali e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë kthyer në shqetësim tregon edhe njëherë për çfarë peshe kanë ata brenda vendit sepse duam, s’duam vendi i tyre i origjinës është vendi ku ata mbështeten”, shpjegoi Softa.

mandat ekuador

Lini një Përgjigje