Detaje të tjera janë zbardhur nga dosja hetimore e grupit të drogës që merrej me kultivimin e kanabisit në zonën malore të Krujës, ndërkohë që 8 persona u arrestuan.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dosjen hetimore ku flitet për përgjimet mes trafikantëve, të cilët kanë mësuar për aksionin e policisë, ndërsa i luten Zotit që të shpëtojnë paq.
Kujtojmë se sot jepet masa për 13 personat për të cilët është dhënë urdhër-arresti nga SPAK, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të jenë në arrati. Nga hetimi tre-vjeçar, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në njësinë administrative Cudhi, bashkia Krujë, si dhe kanë shitur sasi të konsidueshme lënde narkotike cannabis sativa
Përgjimi:
Bujar Sefa: Po, në rregull. Hajd, Zoti e bëftë hajër. Këto nuk kanë për të na i prerë as sot, edhe 10 ditë nuk kanë për të na i prerë, po ishalla po i behën degët. Kur po bëhen kismet or dajë?
Asim Pulaci: Sot or dajë, e fundit e fundit pa 15 ditë nuk ka gjë, B: A mos ia q* r**, 15 ditë pa pemë…
Asim Pulaci: Do ishalla na ka fal Allahu me kët gjë.
Bujar Sefa: Me ho me na i pru ditën e hënë koordinatat i .. 15 ditë.
Asim Pulaci: Po pra të hënën do t’i bien,
Bujar Sefa: Si the ti, 15 dite do të dali ia q*** ** e s** dhe me 1 tetor do e vjelim or ti?
Asim Pulaci: Për at Zot a të rrej 15 ditë i do Kastriotil°
Bujar Sefa: Mir mir mos e vrisni trurin ku. Ndoshta ishalla si ka kap. Dhe po i pat kapur 10 dite me ka bërë be burri huaj që për kish te …. kam për të luftuar për jetën.
Asim Pulaci:…
Bujar Sefa: Po s’na erdhën nesër mbrëma, i bie që s’kanë kapur gjë.
Asim Pulaci: Hej Zot, hej Zot dro ishalla i mbron Allahu.
Bujar Sefa: Po si ka kap mos e vrit trurin dhe po i paten kapur … unë per vete se kam merak… Pa merak për atë punë. Natën e mirë pra, natën.
Bujar Sefa: Keni fik radion sot s’keni bërë mire, se ka dal Gimi sot kur është ngritur avioni me fol me ju e s’keni fol me të.
Asim Pulaci: E kemi çuar në karikim për Zotin, ne kemi qenë atje dhe e patëm vënë në karikim se ishte fikur.
Bujar Sefa: Karikojeni në darke radion, karikoje në darke, në 8 te mëngjesit duhet ta kesh plot. Mos e bëni më këtë pash Zotin. Internet nuk keni, radio s’keni, si doni me ju lajmëruar ju, me numër? Përzimë gjithë numrat e malesisë.
Bujar Sefa: Leje se përjasht e kemi radio mos e vrisni trurin. Naten. Se mos ju han ndonjë gjarpër. Pastrojeni vendin aty
Lini një Përgjigje