TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Maj 2023, 12:39

Ngjarje e rëndë në Tiranë, një 44-vjeçar hidhet nga kati i 15- të i pallatit dhe humb jetën

Shkruar nga Pamfleti
Ngjarje e rëndë në Tiranë,
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar orët e paratë kësaj të shtune në Tiranë. Një 44-vjeçar është hedhur nga kati i 15-të i një kulle dhe ka ndërruar jetë.

Dyshohet se shkaku që ka detyruar 44-vjeçarin t’i japë fund jetës ka qenë depresioni, megjithatë hetimet për zbardhjen e ngjarjes kanë nisur.

"Më datë 27.05.2023, shtetasi E. T., 44 vjeç, banues në rrugën “Mujo Ulqinaku”, ka shkuar në një pallat në ndërtim e sipër, në bulevardin “Bajram Curri”, dhe dyshohet se në kushte depresioni, është vetëhedhur nga kati i 15-të i kësaj ndërtese dhe ka rënë në katin e 10-të. Si pasojë 44-vjeçari ka humbur jetën."-njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut të vetëhedhjes së 44-vjeçarit nga lartësia.

Lini një Përgjigje