TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Dhjetor 2023, 14:45

Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 27-vjeçarja në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet

Një 27-vjeçare është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ka përplasur një 62-vjeçar i cili ka ndërruar jetë në spital.

Në pranga është vënë E.LL, banuese në Vlorë, pasi një ditë më parë në vendin e quajtur “Ish-kinema Ali Demi”, në Vlorë, duke drejtuar automjetin, aksidentoi shtetasin P. M.

62-vjeçari humbi jetën më pas, në spitalin e Traumës në Tiranë.

"Rreth orës 09:30, në lagjen “Partizani” një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasen 27 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale 62 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes", thuhej në njoftimin e policisë.

vlore arrestim perplasje

Lini një Përgjigje