
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Levan në vendin e quajtur Çezma e Levanit.
Drejtuesi i mjetit tip ‘Volkswagen’ ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar përmbys në kanalin anës rrugës.
Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit i cili është shoqëruar për në spitalin e Fierit.
Si pasojë e aksidentit, janë krijuar radhë të gjata të trafikut.
Në vendngjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje