
Një qendër tregtare në Lushnje është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e tretë të godinës.
Raportohet se brenda qendrës ka pasur njerëz në momentin që objekti është përfshirë nga zjarri. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësja të cilat po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e njerëzve.
"Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare "Metropol" në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme "Shqiponja" kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare. Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.
Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit", njofton policia.
Lini një Përgjigje