TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Shkurt 2026, 15:15

Parkime të gabuara dhe mosrespektim radhe, Policia Rrugore 325 gjoba dhe 31 procedime në një javë

Shkruar nga Pamfleti

Parkime të gabuara dhe mosrespektim radhe, Policia Rrugore 325 gjoba dhe 31

Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet në të gjitha akset e kryeqytetit, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Gjatë javës së fundit, janë vendosur 325 masa administrative ndaj drejtuesve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit, ndërsa janë nisur hetime për 31 drejtues automjetesh.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë realizuar me prezencë të shtuar të patrullave në terren dhe me përdorimin e pajisjeve bashkëkohore monitorimi.

Nga verifikimet e kryera rezulton se:

120 masa administrative janë vendosur për mosrespektim të radhës në trafik;

98 automjete janë ngritur me karrotrec për shkak të ndalimeve apo pushimeve të gabuara që kanë penguar qarkullimin;

64 masa janë dhënë për tejkalim të normave të lejuara të shpejtësisë;

43 masa janë vendosur për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Policia bën të ditur se objektivi i planit të masave është parandalimi i ngjarjeve me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, si dhe shmangia e kaosit në trafik.

Në përfundim të njoftimit, Policia Rrugore apelon ndaj drejtuesve të mjeteve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit, ndërsa fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje që konstatojnë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe në përputhje me ligjin.

1 Komente

  1. B
    Bravo Policia

    Sh mire, bravo policia, eshte flagrante qe nuk respektohet radha, parkohet vend e pa vend. Ama nuk shkon hic te paguash leke pse ke vendosur erresues xhamash per te kursyer energji. Ne vend qe te stimulohet kjo gje, gjobiten makinat. Pa le kur polici te ndaloin dhe te thote qe xhamat i ke me te erresuar sec duhet. Nderkohe qe ti i paraqete certifikimin e ARRSH. Ne BE eshte pa leke erresimi i xhamave, bile stimulohet se kursen energji, ul ndotjen......

    Lini një Përgjigje