Një 22-vjeçar shqiptar përfundoi në burg pasi autoritetet zbuluan një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit në një banesë në Nottingham. Ngjarja ndodhi më 20 nëntor të vitit të kaluar në Manesty Crescent, në zonën Clifton, kur oficerët zbatuan një urdhër kontrolli.
Sapo policia mbërriti në pronë, i riu, i identifikuar si Redis Shahini, u largua me vrap. Ai kapërceu gardhe dhe u ngjit mbi çati në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit, por oficerët e ndoqën dhe e ndaluan në kopshtin e pasmë të një banese pranë.
Gjatë kontrollit në ndërtesë, policia gjeti 263 bimë kanabisi të kultivuara në tre kate. Autoritetet e vlerësuan vlerën e tyre në tregun e paligjshëm deri në 200 mijë paund.
Shahini, pa vendbanim të përhershëm, pranoi në gjykatë akuzën për prodhimin e një droge të Klasit B. Ai gjithashtu pranoi se kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në kundërshtim me një urdhër dëbimi, pasi ishte larguar nga vendi gjatë vitit 2024.
Gjykata e Nottingham Crown Court e dënoi me 22 muaj burgim. Pas përfundimit të dënimit, autoritetet do ta rekomandojnë për dëbim nga Mbretëria e Bashkuar.
I kam pare e degjuar neper trena e autobuze te transportit publik. Te vjen per te vjelle se cfare flasin me njreri tjetrin kur i degjon. Vetem muhabete droge e prurje ilegale emigrantesh e shitblerje femrash bejne. Flasin edhe me ze te larte duke kujtuar se gjuhen e tyre nuk e kupton njeri. Na moren fytyren e na vjen turp qe jemi Shqiptare keta qelbesirat maloke, shpellare, fshatare, injorante te pagdhendur. Edhe fytyrat i kane te shemtuara e lexohen lehte qe jane te pashpirt sa te ngjallin krupen.