
Pasditen e sotme Policia e Durrësit ka arrestuar Aldi Mustafën, një person me precedent të mëparshëm penal. Sipas informacioneve ai u arrestua në zonën e ish-kënetës, në Durrës bashkë me disa persona të tjerë.
Mësohet se gjate kontrollit, policia i gjeti arme zjarri të cilën e mbante pa leje. Ndërkohë kujtojmë se pak muaj më parë, Mustafës iu bë atentat me lëndë plasëse në makinë në zonën e Shkozetit.
Mjetit me të cilin po udhëtonte Aldi Mustafa, iu vendos një sasi i vogël tritoli në gomën e pasme. Tritoli shpërtheu teksa Mustafa ishte në lëvizje me mjetin tip ‘Golf’. 37-vjeçari doli i pa lënduar nga shpërthimi ndërsa pak minuta para se të ndodhte ngjarja, la në banesë gruan me fëmijën.
Kush është Aldi Mustafa?
Aldi Mustafa, 37-vjeçar, njihet si një person me precedentë penal. Ai është arrestuar më 30 gusht të 2021 me dy të tjerë, pasi po planifikonin një vrasje. Aldi Mustafa rezulton i dënuar më parë me 10 vite burg në Gjermani, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndërkohë më 30 dhjetor të vitit të kaluar, me vendim të gjykatës i është shuar masa e arrestit me kërkesë të tij. Ai ishte dënuar me 2 vjet burgim pas arrestimit në gusht 2021 për mosbindje të urdhrit të policisë, armëmbajtje pa leje dhe drejtim të parregullt të mjetit.
Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa kohët e fundit ka pasur lidhje me Aleksandër Lahon i njohur si ‘Rrumi’, një personazh i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Lini një Përgjigje