TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Shtator 2023, 17:18

Kamera e sigurisë që 'tradhtoi' Artan Tafanin në vrasjen e ‘ushtarit’ të Aldo Bares

Shkruar nga Pamfleti

Kamera e sigurisë që 'tradhtoi' Artan Tafanin në

Ky është një imazh nga kamera e sigurisë për të cilën prokuroria ka faktuar prezencën e Artan Tafanit në vrasjen e Alban Semakut natën e 13 Qershorit 2021.

Në këtë imazh më kapuç në kokë është Tafani dhe mbrapa tij vijnë nga pas Semaku dhe të dy hipin në një automjet.

Sipas dëshmisë së Tafanit ai kishte marrë infomacione që Semaku ishte konsumator heroine dhe për këtë arsye ai e kishte thirrur viktimën dhe e kishin lënë për të konsumuar drogë.

Kjo kamerë është fiksuar në lagjen e Alban Semakut. Pasi kanë hipur në makinë ata kanë marrë drejtimin drejt Peqinit.

Semaku dhe Tafani kanë lënë makinën në rrugë dhe janë nisur drejt ferrave ku autori prentendote se kishte lënë dozën e heroinës. Sapo janë afruar Artan Tafani ka hapur zjarr duke e qëlluar mbas kokë dhe me dy plumba në kurriz./OraNews

Kamera e sigurisë që 'tradhtoi' Artan Tafanin në
Pamjet nga kamera e sigurës, pak para vrasjes së ushtarit të Aldo Bares

kamera sigurisë

Lini një Përgjigje