TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Shtator 2023, 14:32

Akuzohen për trafik droge, arrestohen 8 persona në Itali; mes tyre edhe shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohen për trafik droge, arrestohen 8 persona në Itali; mes tyre

Një megaoperacion antidroge i koordinuar nga policia italiane e Savonës në bashkëpunim me atë të Modenës, çoi në arrestimin e 8 personave, ku mes tyre janë edhe shqiptarë.

Gjithashtu në operacion ndihmoi edhe njësia e qenve të policisë së Shtetit të Gjenovës.

Operacioni u quajt “Vezët e Arta 2022” sepse masat kufizuese u miratuan në përfundim të një hetimi kompleks, i cili kishte filluar verën e kaluar, sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa.

Gjashtë nga personat e arrestuar u lanë në burg, ndërsa për dy të tjerë u vendos masa e sigurisë “arreste shtëpie”.

Verën e kaluar, në kuadër të të njëjtit operacion u arrestuan 5 person pasi iu gjet dhe sekuestrua në total 6 kg kokainë, heroinë dhe marijuanë.

Vazhdimi i hetimeve bëri të mundur gjetjen e 250 rasteve të shitjes së lëndëve narkotike në qendër të qytetit Savona.

trafik droge 8 persona itali shqiptare

Lini një Përgjigje