TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shkurt 2024, 14:54

Organizoi tentativën për vrasjen e Ines Hajrullës, Gjykata lë në burg 35-vjeçarin me tre mbiemra

Shkruar nga Pamfleti

Organizoi tentativën për vrasjen e Ines Hajrullës, Gjykata

GJKKO ka lënë në burg 35-vjeçarin me tre emra, Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj, si i dyshuar për organizimin e tentativës së vrasjes të Ines Hajrullës,  i njohur si i forti i Vlorës.

Koroveshi është i dyshuar për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “Arrest me burg”.

35-vjeçari nga Shkodra u arrestua në Vlorë teksa lëvizte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole.

Objektivi i tij ishte Ines Hajrulla i njohur si i forti i Vlorës, i cili deri më sot i ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjera.

ines hajrulla arrestim

Lini një Përgjigje