TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shkurt 2024, 13:49

Krim në familje në Dimal, 69-vjeçari plagos me thikë gruan e vëllait

Shkruar nga Pamfleti

Krim në familje në Dimal, 69-vjeçari plagos me thikë gruan

Një 69-vjeçar ka plagosur me thikë gruan e vëllait të tij.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, në një rrugë të fshatit Drenovicë, ku një shtetas kishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit.

Menjëherë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. (M). O., 69 vjeç (shtetas me probleme mendore), i cili kishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasen L. O., 60 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

dimal krim ne familje

Lini një Përgjigje