TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shkurt 2024, 13:34

Çmenduri në Burrel! Shoferi përplas me makinë 4 këmbësorë dhe largohet nga vendngjarja

Shkruar nga Pamfleti

Çmenduri në Burrel! Shoferi përplas me makinë 4

Një aksident i rëndë është regjistruar në vendin e quajtur 'ish grumbullimi'  në qytetin e Burrelit mesditën e së hënës.

Sipas policisë, shtetasi Ylber Xhepavdia ka humbur kontrollin e mjetit të tij Benz dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përplasur 4 këmbësorë.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital ku po marrin ndihmë, teksa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që grupe hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po merr në pyetje drejtuesin e mjetit.

burrel shoferi përplas me makinë 4 këmbësorë

Lini një Përgjigje