TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shkurt 2024, 13:14

“Tempulli 2”/ Arrestohet 25 vjeçari të ‘Myslym Shyri’, kërkohej për trafik droge

Shkruar nga Pamfleti

“Tempulli 2”/ Arrestohet 25 vjeçari të ‘Myslym

Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, në zonën e “Myslym Shyrit”, pasi ishte shpallur në kërkim.

Ai akuzohet për trafik droge dhe është arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, duke e çuar në 79 numrin total të shtetasve të arrestuar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin M. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gramë heroinë, 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro dhe 630 paund.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në bashkëpunim me shërbimet për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, menjëherë kanë vijuar kontrollet intensive për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në rrugën “Myslym Shyri”, u kap dhe u ndalua shtetasi M. B., 25 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

tempulli 2 arrest droge

Lini një Përgjigje