TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Mars 2024, 22:35

Operacioni i policisë për kapjen e mikut të Vis Martinajt, dalin pamjet; Eljon Hato i shpëton sërish arrestimit! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i policisë për kapjen e mikut të Vis Martinajt, dalin

Zona e Saukut u rrethuar nga forca të shumta policie, pasi aty mendohet se është fshehur miku i Ervis Martinajt, Eljon Hato.

Sipas informacioneve rrethimi i zonës u bë menjëherë pasi u konstatua se aty ishte duke lëvizur makina e Eljon Hatos.

Në pamjet e publikuara të operacionit duket se kanë marrë pjesë disa makina policie, efektivë të shumtë, si dhe qen policie që kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e Elon Hatos.

Hato dyshohet se ka dalë nga makina dhe është larguar me vrap duke shfrytëzuar dhe errësirën për tu fshehur në një nga pallatet e zonës.

Momentalisht policia, pavarësisht forcave të madhe në terren, ka dalë duarbosh teksa vazhdon kërkim.

Kjo nuk është hera e parë që policia del duarbosh në tentativën e saj për të arrestuar, Eljon Haton, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për çështjen "Metamorfoza"./OraNews

Lini një Përgjigje