
Një operacion antidrogë është zhvilluar në orët e fundit nga Policia e Tiranës. Rreth 20 persona kanë rënë në pranga.
Në total janë mbi 30 masa arresti për persona të dyshuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet.
Sakaq, të arrestuarit dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës.
Operacioni u zhvillua nga sektori kundër narkotikëve në Policinë e Tiranës.
Nga ky aksion mësohet se janë sekuestruar lëndë narkotike kokainë dhe vlera monetare. Bëhet fjalë për grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis me hetimet që kanë nisur që në muajin janar.
I përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani, i arrestuar pak javë më parë në Rrugë të Kavajës në tentativë për t'iu larguar agjentëve të Antidrogës, pasi tentoi t’i përplasë me makinë.
Në orën 09:00 pritet që drejtori i Policisë Tiranëm Tonin Vocaj të dalë në një konferencë për mediat për të dhënë detaje mbi aksionin në fjalë.
Lini një Përgjigje