TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Gusht 2023, 12:56

Operacion anti-drogë në Krujë, asgjësohen mbi 900 bimë kanabisi

Shkruar nga Pamfleti

Operacion anti-drogë në Krujë, asgjësohen mbi 900 bimë

Rreth 910 bimë kanabis janë asgjësuar nga uniformat blu, pasi u gjetën të kultivuara në zona të thella të malësisë së Krujës.

Kultivuesit e tyre nuk dihen ende.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 34-t të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 910 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.    

Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 22 973 bimë narkotike kanabis.   

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

droge kruje asgjesim

Lini një Përgjigje