TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Gusht 2023, 12:37

Pllakat e mermerit e zunë poshtë, humb jetën 52-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Pllakat e mermerit e zunë poshtë, humb jetën 52-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të enjte në Durrës, ku një 52-vjeçar ka humbur jetën.

Uniformat blu bëjnë me dije se një punëtor ka ndërruar jetë, pasi e kanë zënë poshtë pllakat e mermerit.

“Rreth orës 11:30, në lagjen nr.15, dyshohet se nga kamioni me të cilin punonte shtetasi, 52 vjeç, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë këtë shtetas, i cili si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimi e Policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

mermer pllaka durres

Lini një Përgjigje