TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Gusht 2023, 11:47

Plas sherri në Emergjencat Civile në Malësi të Madhe, drejtori grushtohet me përgjegjësin

Shkruar nga Pamfleti

Plas sherri në Emergjencat Civile në Malësi të Madhe,

Drejtor i Drejtorisë së Rrugëve Rurale, Emergjencave Civile, Ujitjes dhe Kullimit në bashkinë e Malësisë së Madhe, është proceduar penalisht nga policia pasi ka goditur vartësin e tij me detyrë përgjegjës i Emergjencave Civile në këtë bashki. 

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin., 60 vjeç, me detyrë drejtor i Drejtorisë së Rrugëve Rurale, Emergjencave Civile, Ujitjes dhe Kullimit, bashkia Malësi e Madhe, pasi ka kallëzuar shtetasi, 64 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Emergjencave Civile, bashkia Malësi e Madhe, se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me 60-vjeçarin, ky i fundit e ka goditur me grusht. Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi", njofton policia.

sherr malsi te madhe drejtor

Lini një Përgjigje