Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje Elbasanin, ku ka mbetur i vdekur Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla.
Sipas informacioneve , 43-vjeçari ndodhej në makinën e tij, kur u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Në pamjet e publikuara nga mediat, shihet momenti i rëndë kur familjarët e viktimës mbërrijnë në vendngjarje.
Atentati duket se ka qenë i mirë-organizuar, pasi atentatorët janë larguar pasi janë bindur që personi që ishte objektivi ka ndërruar jetë. Disa persona janë shoqëruar në polici për të dhënë detaje lidhur me ngjarje.
Në një reagim për mediat, policia thekson se vrasja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” dhe po heton për autorët dhe motivet e ngjarjes.“Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.
Lini një Përgjigje