
Një autobus i linjës së Astirit mësohet se ka përplasur një vajzë po qarkullonte me biçikletë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Një autobus i linjës së Astirit mësohet se ka përplasur një vajzë, e cila po qarkullonte me biçikletë.
Më pas autobusi ka dalë nga rruga dhe ka përplasur edhe disa makina të parkuara.
Në video shihet që biçikleta kalon me semafor të kuq dhe shoferi për ta shmangur ka devijuar te korsia tjetër.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur te zona e njohur si "Pallati me Shigjeta”, ndërkohë që qytetarët i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurës, e cila më pas është dërguar me urgjencë në spital.
Ndërkohë që në vendngjarje mësohet se ka mbërritur policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje