TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Nëntor 2025, 21:55

Vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Identifikohet automjeti i autorëve, u larguan drejt aksit Elbasan-Librazhd

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Identifikohet automjeti i autorëve, u

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 43-vjeçarit Edmond Hyka alias Mondi Mahalla i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Ai u qëllua me 2 plumba në kokë pranë biznesit të tij, karburantit “Xhaxhi Oil” në Unazën Jugore të qytetit.  Ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Elbasanit ndodhi rreth orës 20:35.

Mësohet se automjeti i ekzekutuesve është një “Audi” ngjyrë e zezë. Atentatorët janë larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Viktima rezulton të jetë me të shkuar kriminale, pasi mësohet se Mëhalla ka qenë i proceduar penalisht për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Sa i takon atentatit sonte, bëhet me dije se sapo Mëhalla kishte dalë nga zyra e tij dhe u fut në makinë, është qëlluar me tre plumba, dy prej tyre në kokë.



 

Lini një Përgjigje