TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Nëntor 2025, 22:25

Ekzekutimi i biznesmenit brenda automjetit, pistat që po heton policia

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i biznesmenit brenda automjetit, pistat që po heton policia

Biznesmeni Edmond Mëhalla u ekzekutua mbrëmjen e sotme në automjetin e tij, pranë karburantit në pronësi të tij në Unazën Jugore të Elbasanit.

Pista në të cilat po heton policia janë disa, pasi dyshohet për konflikte apo ngjarje të kaluara. 43-vjeçari ka rezultuar i skeduar dhe i proceduar penalisht për shpërndarje të narkotikëve.

Edmond Mëhalla është person me precedent penal edhe për armë mbajtje pa leje. Ai njihet si biznesmen jo vetëm në fushën e karburanteve, por edhe në fushën e taksive apo aktivitete të tjera.

Gjithashtu, mësohet se 43-vjeçari banonte në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

 

Lini një Përgjigje