Burime jo-zyrtare thonë se është qëlluar nga një automjet tip ‘Audi’ me ngjyrë të zezë që u largua menjëherë nga vendngjarja drejt aksit Elbasan-Librazhd.
Ky është biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, 43 vjeçari i cili u vra me 2 plumba në kokë brenda makinës së tij tip "Range Rover", në karburantin "Xhaxhi Oil" në pronësi të tij, në dalje të Elbasanit.
Biznesmeni i ekzekutuar ishte edhe pronar i një shërbimi taksi në qytetin e Elbasanit, i quajtur "El Taxi".
43-vjeçari jetonte në Tiranë, te Komuna e Parisit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35 të mbrëmjes së djeshme dhe bazuar në deklarimet nga vendngjarja dhe kamerat e sigurisë, biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe ishte futur në automjetin e tij kur është qëlluar.
Autorët kanë qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur atë në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ai ushtronte aktivitetin e tij të biznesit në qytetin e Elbasanit, por jetonte në Tiranës në zonën e Komunës së Parisit.
Si ndodhi ngjarja?
Ai sapo kishte dalë nga zyra e tij dhe u fut në makinë, kur ka marrë tre plumba me pistoletë.
Automjeti i ekzekutuesve ishte një Audi ngjyrë e zezë dhe dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
43-vjeçari që ngeli viktimë kishte precedent penal në fushën e narkotikëve.
Ende nuk dihet nëse personi në fjalë ishte autor apo i dyshuar, ndërkohë janë edhe pamjet kur familjarë të viktimës mbërrijnë në vendngjarje.
Pas ngjarjes, policia doli me njoftim zyrtar ende pa asnjë informacion për autorët.
“Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi policia.
po u more me pune te liga kjo ngjet