
Justin Dushku është i riu që u ndalua nga policia, ndërsa kjo e fundit qëlloi me armë drejt makinës së tij, pasi nuk ndaloi pas shenjave nga efektivët.
Pas shoqërimit në komisariat është zbuluar se shkaku që Dushku nuk i ndaloi policisë kishte të bënte me faktin se po drejtonte automjetin pa patentë, të cilën ia kishte bllokuar më parë policia.
Incidenti është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush.
Nga raportimet e para mësohet se të riut i ishte bërë shenjë që të ndalonte, por ai nuk ishte bindur dhe tentoi të largohej. Në kushte të tilla nga policia është qëlluar me armë në drejtim të automjetit, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.
Policia pretendon se ka qëlluar ndaj automjetit, pasi Dushku ka tentuar t’I godasë me makinë, në tentativë për tu larguar. Automjeti me të cilën lëvizte i riu është tip Benz.
Lini një Përgjigje