TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Qershor 2025, 13:36

Incident në aksin Lezhë-Milot, shoferi nuk i bindet urdhrit të patrullës; policia qëllon me armë drejt mjetit 

Shkruar nga Pamfleti

Incident në aksin Lezhë-Milot, shoferi nuk i bindet urdhrit të

Një ngjarje e jo e zakontë është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush, ku një i ri ka refuzuar t’i bindet urdhrit të policisë për të ndaluar mjetin. Uniformat blu me i janë vendosur pas për ta ndjekur.

Mësohet se patrulla e policisë rrugore i ka bërë me shenjë drejtuesit të mjetit të ndalonte, por ky i fundit ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrave të efektivëve.

Në përpjekje për të ndalur makinën, policia ka qëlluar në drejtim të automjetit. 

Nga të shtënat nuk ka të lënduar dhe as dëme tek kalimtarët apo mjetet e tjera në qarkullim.

Bëhet me dije se është arretsuar shoferi Justin Dushku. 

Pas disa minutash ndjekjeje, policia ka arritur të neutralizojë dhe të ndalojë të riun, i cili ndodhet aktualisht në komisariat.mi

Për ngjarjen kanë nisur menjëherë hetimet për të sqaruar rrethanat e plot.

Lini një Përgjigje