
Forcat Operacionale arrestuan një 40-vjeçar në Dibër, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane pasi dyshohet për trafik të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për shtetasin Emrulla Tomja alias Emrulla Elezi.
Gjatë operacionit “Operacionalja 50”, si rezultat i koordinimit të punës, nëpërmjet rrjetit ENFAST, me Policinë italiane, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale kapi në Dibër, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. T. alias E. E., 40 vjeç, thuhet në një njoftim zyrtar të Policisë së Shtetit.
Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Kodi Penal italian parashikon dënim mbi 4 vjet burgim.
Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 40-vjeçarit, në Itali.
Lini një Përgjigje