TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Korrik 2025, 14:05

"Nuk e kemi bërë ne"/ Gjykata la në burg tre të akuzuarit për vrasjen e Anesti Ramës, nënë e bijë japin dëshmi kontradiktore në polici

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk e kemi bërë ne"/ Gjykata la në burg tre të

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg tre të dyshuarit në lidhje me vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama.

Në pranga janë vënë vajza e viktimës, 26-vjeçarja Emanilda Rama, bashkëshortja e tij, Valbona Rama, si dhe Çlirim Dogani, i cili dyshohet se ka pasur një lidhje intime me të bijën e viktimës.

Mësohet se të tre të akuzuarit kanë mohuar krimin para gjykatës.

Burime nga avokatët mbrojtës bëjnë me dije se nënë e bijë kanë dhënë më shumë se tre deklarata të ndryshme gjatë hetimeve në këto ditë. Sipas avokatit, i cili ka qenë i pranishëm në marrjen në pyetje të dy grave në komisariatin e Fierit, ato kanë ndryshuar disa herë versionet e tyre të ngjarjes, duke treguar një paqëndrueshmëri të theksuar në dëshmi.

“Mospërputhja e dëshmive të tyre mund të jetë një përpjekje për të fshehur të vërtetën“, shprehet avokati, duke shtuar se ajo që të bie në sy është qetësia e pazakontë dhe mungesa e pendesës në qëndrimet e tyre.

Hetimet vijojnë dhe pritet që analizat e ADN-së të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes, veçanërisht për të përcaktuar rolin e saktë të Çlirim Doganit në këtë krim të rëndë.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, ndërsa hetimet kanë zbuluar elemente që çojnë në dyshime për bashkëpunim mes tre të ndaluarve në realizimin e vrasjes.

Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel.

Po ashtu dyshohet se ata kanë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse.

Ndërkohë nëna e 26-vjeçares ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.

Krimi është zbuluar nga përgjimi i telefonit, ku 26-vjeçarja pas ngjarjes ka komunikuar me bashkëpunëtorin e saj, Dogani, që dyshohet se kishte lidhje intime me të. Ky i fundit ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

 

Lini një Përgjigje