TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Korrik 2025, 12:23

Merr kthesë ngjarja në Pogradec, gruaja dyshohet se është vrarë dhe më pas i është vënë zjarri banesës

Shkruar nga Pamfleti

Merr kthesë ngjarja në Pogradec, gruaja dyshohet se është

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Pogradec, ku një 52-vjeçare dyshohet se është vrarë në apartamentin e saj, ku më pas banesës i është vënë zjarri për të fshirë gjurmët e krimit.

Fillimisht, policia njoftoi se 52-vjeçarja Kozeta Teco u gjet e pajetë në apartamentin e saj në Pogradec, ku brenda banesës u konstatuan zjarr dhe tym, dhe dyshohej se ajo kishte humbur jetën nga asfiksia e shkaktuar nga tymi.

Por ngjarja ka marrë një tjetër rrjedhë, pasi burime për Euronews Albania bëjnë me dije se dyshohet se 52-vjeçarja është vrarë, ndërsa zjarri është vendosur për të mbuluar provat e krimit.

Të njëjtat burime thonë se në trupin e 52-vjeçares janë konstatuar shenja dhune, një çarje në grykë dhe një plagë në krah.

Policia është rikthyer në vendin e ngjarjes dhe po punon për të mbledhur prova të tjera lidhur me dyshimet për vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teco, e cila jetonte e vetme në banesën e saj.

Kujtojmë se banorët e zonës, pasi vunë re flakët në apartamentin e saj, njoftuan menjëherë zjarrfikëset dhe policinë, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes dhe gjetën të pajetë 52-vjeçaren.

Lini një Përgjigje