TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Korrik 2025, 13:51

Vrau me tel të atin, gjykata lë në burg Emanilda Ramën, nënën dhe të dashurin e saj 

Shkruar nga Pamfleti

Vrau me tel të atin, gjykata lë në burg Emanilda Ramën,

Gjykata ka caktuar arrest me burg për Emanilda Ramën, nënën e saj dhe të dashurin, të cilët akuzohen se vranë 56-vjeçarin Anesti Rama. 

Tre të dyshuarit Emalinda Rama, 26 vjeçe, nëna e saj Valbona Rama 53 vjeçe dhe Çlirim Dogani, 55 vjeçari banues në Arapaj dolën sot para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtare Klodiana Keyeziu dhe prokurore Lorena Sallillari.

Të tre akuzohen për vrasjen makabre të 56-vjeçarit nëpërmjet mbytjes me tel, goditjes me sende të forta dhe dëmtimeve në pjesët intime.

Ngjarja e rëndë shokoi mbarë opinionin publik, edhe për vetë dritëhijet me të cilat u shoqërua kjo ngjarje tronditëse për shkak të dëshmive kontradiktore. 

Lini një Përgjigje