TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Maj 2026, 14:10

Nga Bangkoku në aeroportin e Milanos me drogë në valixhe, si ra në pranga i riu shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti
Nga Bangkoku në aeroportin e Milanos me drogë në valixhe, si ra
Droga e sekuestruar

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap me 19 kilogramë marihuanë të cilësisë së lartë, që i kishte transportuar nga Tajlanda drejt Italisë.

I riu mbërriti në aeroportin e Malpensës në Milano me një fluturim nga Bangkoku. Sipas mediave italiane, valixhja e tij ngjalli menjëherë dyshime tek autoritetet, pasi brenda saj ndodheshin blloqe me marihuanë të ndara dhe të paketuara.

Policia vendosi të mos ndërhynte menjëherë në aeroport, por ta mbante nën vëzhgim shqiptarin për të identifikuar personat që prisnin ngarkesën. Ai u ndoq deri në zonën e Oderzos, në Trevizo, ku do të bëhej dorëzimi i drogës.

Sipas hetimeve, shqiptarit iu vu në dispozicion një furgon me dy persona të tjerë, ndërsa më pas ai u takua me një banor të zonës, i shoqëruar nga një mik i tij. Shkëmbimi dyshohet se ndodhi në momentin kur valixhja me drogë u transferua në makinën e një 30-vjeçari.

Në atë moment ndërhynë efektivët e policisë, të cilët arrestuan shqiptarin dhe personat e tjerë të përfshirë në operacion.

Pas seancës paraprake, gjykata vendosi që 21-vjeçari shqiptar të qëndrojë në burg. Njëri prej italianëve u la në arrest shtëpie, ndërsa personi tjetër u lirua pasi nuk u provua përfshirja e tij në trafikimin e drogës.

Çështja i është kaluar Prokurorisë së Busto Arsizios, pasi autoritetet konsiderojnë se vepra kryesore penale është kryer në momentin e futjes së drogës në territorin italian. 

arretsohet me droge ne valixhe i riu shqiptar

Lini një Përgjigje