TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Maj 2026, 11:18

GJKKO e kishte shpallur në kërkim për trafik droge drejt BE, arrestohet në Tiranë anëtari i grupit kriminal

Shkruar nga Pamfleti
GJKKO e kishte shpallur në kërkim për trafik droge drejt BE,
Foto Ilustruese

Një person i shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që vepronte në fushën e narkotikëve është arrestuar në Tiranë.

Policia e Tiranës bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me dy mbiemra, Marcel Liçaj alias Marcel Grembi, për të cilin Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sipas hetimeve, ai dyshohet si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet në trafikun e lëndëve narkotike në vendet e Bashkimit Evropian.

Operacioni policor u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.

Lini një Përgjigje