
Një përplasje me makinë është shënuar në orët e vona të darkës pranë pallatit me shigjeta në Tiranë.
Sipas Top Channel, një makinë tip BMW ka qenë në ndjekje të një makine Benz, duke e përplasur atë dhe dy makina të tjera.
Nga raportimet mësohet se dy persona nga makina BMW kanë dalë me leva hekuri dhe janë vënë në ndjekje të personave të tjerë që kanë qenë në makinën Benz.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Lini një Përgjigje