TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Maj 2025, 17:24

Mashtrime online me vlerë mbi 3 milionë euro, operacioni në 4 shtete; ja çfarë u sekuestrua në Shqipëri me urdhër të SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Mashtrime online me vlerë mbi 3 milionë euro, operacioni në 4

Një operacion ndërkombëtar i mbështetur nga Europol dhe Eurojust është shtrirë në 4 shtete, mes të cilave edhe Shqipëria. Operacioni kishte si qëllim goditjen e krimit kibernetik, ndërsa në Shqipëri ai u drejtua nga SPAK.

Sipas një njoftimi zyrtar, operacioni u zhvillua në disa shtete si Gjermani, Shqipëri, Qipro dhe Izrael.

Në Tiranë janë sekuestruar mijëra euro e pajisje që shërbenin për kryerjen e krimeve kibernetike.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma” ka kryer ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për ushtrimin e tre kontrolleve në ambiente të ndryshme.

Mashtrime online me vlerë mbi 3 milionë euro, operacioni në 4

Gjatë operacionit u ushtruan kontrolle në tre ambiente të ndryshme, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 aparate celularë, 1 laptop, 1 njësi kompjuterike, 1 USB, 1 hard disk i jashtëm, një shumë parash prej 40 020 eurosh.

Ekzekutimi i këtyre vendimeve është realizuar në kuadër të një letërporosie të lëshuar nga autoritetet gjermane, me mbështetjen e Europol, në kuadër të një hetimi ndërkombëtar për një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në mashtrime përmes një platforme të rreme investimesh online.

Grupi kriminal dyshohet se ka mashtruar mbi 100 viktima me një dëm financiar prej mbi 3 milionë euro.

Operacioni është zhvilluar në kuadër të një veprimi të koordinuar ndërkombëtar që përfshiu autoritetet e Gjermanisë, Shqipërisë, Qipros dhe Izraelit, me mbështetjen e Eurojust dhe Europol.

Lini një Përgjigje