TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Nëntor 2023, 10:16

Moti i keq në vend/ Dy aksidente në Shkodër; 4 persona të lënduar

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq në vend/ Dy aksidente në Shkodër;  4 persona të
Foto ilustruese

Dy aksidente janë regjistruar mesditën e djeshme në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” si pasojë e motit të keq në vend.

Policia bën me dije se shtetasja me inicialet A. D., 38 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi P. L., 23 vjeç. Nga përplasja, është dëmtuar lehtë shtetasja A. D.

Ndërkohë, rasti i dytë u regjistrua në fshatin Perash.

Policia njofton se shtetasi me inicialet E. U., 18 vjeç, banues në fshatin Perash, dje, në sheshin “Balshaj”, është përplasur me një bordurë të trotuarit dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerët në të, shtetasit B. K., 18 vjeç dhe A. D., 18 vjeç.

aksident shkoder

Lini një Përgjigje