TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Maj 2023, 12:47

Mori pjesë në vrasjen e Nikulajt, lokalizohet britaniku Simpson; gjykata angleze refuzon të firmosë urdhër-arrestin

Shkruar nga Pamfleti
Mori pjesë në vrasjen e Nikulajt, lokalizohet britaniku Simpson;

Gjykata angleze ka refuzuar ta arrestoje, shtetasin anglez Harry Simpson. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Simpson është lokalizuar në Britaninë e Madhe dhe është kërkuar vendosja e tij në pranga, por gjykata ka refuzuar të firmosë urdhër-arrestin, me arsyetimin se nuk krijohet bindja e arsyeshme që të ketë pasur rol në ekzekutim. Këtë të premte, katërshja arrestuar, dolën para gjykatës së specializuar për ekstradimet me disa kërkesa.

Përkatësisht Edmond Haxhia, Steven Hunt dhe Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman kërkojnë liri me kusht kundrejt bllokimit të pasaportës, monitorimit elektronik, paraqitjes çdo javë në një stacion policie dhe garancive pasurore. Por nga ana tjetër, organi i akuzës në Britaninë e Madhe kërkon të mos pranohen kërkesat e këtyre shtetasve, duke insistuar në ekstradimin e tyre për tu përballur me drejtësinë shqiptare.

Nga ana e gjykatës londineze, nuk ka ende informacion mbi vendimmarrjen e saj për këtë çështje. Për ngjarjen e mesditës së 19 prillit në resortin "Koral", mbetet në kërkim Ruben Saraiva, shtetasi portugez që për autoritetet shqiptare, është ekzekutori i Nikulajt. Për të ka dyshime se vijon të jetë në Greqi pasi nuk ka asnjë dalje jashtë shtetit fqinj të regjistruar në sistemin e pikave doganore me ndonjë shtet tjetër.

gjykata angleze vrasja e nikulajt

Lini një Përgjigje