TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Maj 2023, 11:40

Gjysmën e rrugës e bënte me makinë, zbulohet strategjia e vrasësit portugez për të mos rënë në sy

Shkruar nga Pamfleti
Gjysmën e rrugës e bënte me makinë, zbulohet strategjia e

Një ditë para se të kryente porosinë, për të vrarë Ardian Nikulajn, Ruben Saraiva kishte udhëtuar disa herë nga Shkodra drejt Shëngjinit.

Me një taktikë, gjysmën e rrugës e bënte me automjetin që kishte marrë me qira Edmond Haxhia dhe tjetrën me motorin me të cilin u largua nga skena e krimit.

Një kamera sigurie e sekuestruar së fundmi nga grupi i hetimit në një pikë karburanti, e shfaq 28 vjecarin portugez teksa mbush mjetin me karburant, për të cilin pagoi njërin nga dëshmitarët me 10 mijë lekë të vjetra.

Për portugezin në kërkim drejtësia shqiptare u thotë britanikëve se provat që e lidhin me Edmond Haxhinë janë të pakundërshtueshme. Sipas shkresave të dorëzuara britanikëve që TCH pati mundësi të lexojë përmendet se përpos ADN, mjeti i marrë me qira nga porositësi Haxhia dhe i përdorur edhe nga vrasësi  është i bën të plota dyshimet kundër tyre.

Sikundër edhe akti noterial për blerjen e motorit, por edhe pritje përcjelljet në aeroport të katër vëzhguesve, ku në pozitë më të vështirë ndodhet informatori Simpson edhe ai në kërkim. Pikërisht mbas sinjaleve që Simpson dha në vëzhgim e sipër, portugezi e realizoi krimin për të cilin kishin ardhur në Shqipërie dhe anglezë të tjerë me të njëjtin rol.

Këto prova do të shqyrtohen sot nga drejtësia britanike.

vrasja e nikulajt

Lini një Përgjigje