TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Maj 2023, 12:13

Nis gjyqi në Londër për vrasjen e Nikulajt, Edmond Haxhia dhe anglezët kërkojnë liri me kusht

Shkruar nga Pamfleti
Nis gjyqi në Londër për vrasjen e Nikulajt, Edmond Haxhia dhe

Paraditen e sotme ka nisur seanca e dytë gjyqësore në Londër nga ku po shqyrtohet kërkesa e shtetit shqiptar për ekstradimin e katër personave, nën dyshimin e përfshirjes në vrasjen e Ardian Nikulajt.

Përpara gjykatësit  të specializuar për ekstradimet  Michael Snow,  kanë dalë Edmond Haxhia,  Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman.

Prokurorja Zoe Lash i relatoi gjykatës rrezikshmërinë e veprës penale për të cilën Shqipëria kërkon ekstradimin.

Përmes avokatëve të katër të arrestuarit kanë depozituar kërkesat për liri me kusht kundrejt bllokimit të pasaportës, monitorimit elektronik, paraqitjes çdo javë në një stacion policie dhe garancive pasurore.

Të katra këto kërkesat janë kundërshtuar prej përfaqësueses së Shqipërisë Zoe Lash.

Në orët në vijim gjykatësi Michael Snow pritet të japë vendimin për pranimin ose jo të ndryshimit të masës së sigurisë nga arrest me burg në liri me kusht.

vrasja e nikulajt gjyqi

Lini një Përgjigje