TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Janar 2024, 15:46

Mjekuan plagët e Nuredin Dumanit dhe nuk e raportuan, merren të pandehur katër mjekë në spitalin e Fierit!

Shkruar nga Pamfleti

Mjekuan plagët e Nuredin Dumanit dhe nuk e raportuan, merren të

Një hetim penal, i cili fillimisht nisi në prokurorinë e Elbasanit, mandej u transferua në SPAK dhe më tej përfundoi në prokurorinë e Fierit, ka vënë nën akuzë dy mjekët dhe dy infermierët që në muajin Mars 2022 mjekuan plagët e Nuredin Dumanit.

Mjeku kirurg, Julian Malaj, infermieri Uljan Kapllanaj dhe dy teknikët e laboratorit, Bledar Bërdalli dhe Ermal Gjeçi, akuzohen për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Hetimet ndaj 4 zyrtarëve të spitalit të Fierit tashmë janë mbyllur dhe pritet që në gjykatë të fillojë procesi gjyqësor.

Të pandehur:

Bledar Bërdalli, profesion teknik i lartë Laboratori.

Julian Malaj, profesion mjek kirurg.

Ermal Gjeçi, profesion teknik laboratori.

Uljan Kapllanaj, profesion infermier.

Akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”./OraNews

dumani

Lini një Përgjigje