TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Janar 2024, 15:24

Organizoi vrasjen e kunatit, 30-vjeçari nga Lezha ekstradohet drejt Italisë!

Shkruar nga Pamfleti

Organizoi vrasjen e kunatit, 30-vjeçari nga Lezha ekstradohet drejt

Një 30-vjeçar nga Lezha është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë, pasi akuzohet se në dhjetor të vitit 2022 organizoi vrasjen e burrit të motrës.

Gëzim Gjini, dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka vrarë më datë 13.12.2022, në Rocca Priora, të Italisë kunatin. 30-vjeçari u arrestua në vendin tonë në muajin gusht të vitit që lamë pas. Tani ai është ekstraduar drejt Italisë ku dhe do të vuaj dënimin për vrasje.

Njoftimi i Interpolit:

Ekstradohet nga Shqipëria në Itali, 30-vjeçari që akuzohet se organizoi në dhjetor të vitit 2022, në Itali, vrasjen me mjet prerës, të bashkëshortit të motrës së tij.

30-vjeçari u arrestua në Shqipëri, në muajin gusht të vitit 2023, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Infra Atlas”, i cili në atë periudhë zhvillohej paralelisht në disa shtete dhe koordinohej nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Shqipëria në Itali, shtetasi  30 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Velletri, Itali, me vendimin e datës 17.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, për të cilën Kodi Penal i Italisë parashikon deri në 30 vjet burgim.

Shtetasi akuzohet se është organizator i vrasjes së bashkëshortit të motrës së tij, shtetasit vrasje e kryer me mjet prerës, në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë.

ekstradohet

Lini një Përgjigje