TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Prill 2025, 12:00

Çmenduri në Fier, sherr i dhunshëm mes vjehrrës dhe dhëndrit; policia nis procedimin penal

Shkruar nga Pamfleti

Çmenduri në Fier, sherr i dhunshëm mes vjehrrës dhe

Një konflikt i dhunshëm është raportuar të ketë ndodhur në Fier, mes vjehrrës dhe dhëndrit, duke çuar në nisjen e një procedimi penal për të dy personat e përfshirë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Marinëz, ku një 41-vjeçar nga Vlora dhe 56-vjeçarja, nëna e bashkëjetueses së tij, janë përfshirë në një përplasje fizike pas një debati të ashpër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori dhe tashmë ka nisur hetimi për veprën penale të dhunës në familje, me të dy personat që dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. Y., 41 vjeç, banues në Vlorë dhe L. Rr., 56 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz (nëna e bashkëjetueses së 41-vjeçarit), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit”, bën me dije policia.

Lini një Përgjigje