TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Prill 2025, 11:31

Kush e ekzekutoi 58-vjeçarin në Vlorë? Zbulohet pista e hetimit, viktima ishte kërcënuar

Shkruar nga Pamfleti

Kush e ekzekutoi 58-vjeçarin në Vlorë? Zbulohet pista e

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë.

Mësohet se zona ku viktima kishte shtëpinë ishte e vendosur në një vend shumë të lakmuar për ndërtime të reja dhe pikërisht kjo indicie ka nxitur autoritetet të hetojnë lidhjen e mundshme me vrasjen.

Burime pranë familjes së Hoxhajt janë shprehur se kohët e fundit ai ishte shfaqur i shqetësuar pasi kishte marrë kërcënime të ndryshme për të dhënë tokën për ndërtim, por nuk kishte pranuar.

Vetëm disa metra larg banesës së viktimës, është ndërtuar një pallat disa katesh ku çmimet e apartamenteve janë të larta duke shkuar në rreth 1500 euro për metër katror.

Mësohet se policia po merr në pyetje disa persona për këtë pistë, përfshirë pronarin e pallatit të ndërtuar pranë banesës të tij, për të vërtetuar nëse ekziston prej tij një kërkesë e tillë apo jo.

Sipas të njëjtave burime, në kontakte me të afërmit, viktima ishte shprehur se po merrte kërcënime për shtëpinë me qëllim që aty të ndërtohej por ishte duke rezistuar.

Kjo pistë po hetohet më intensivisht edhe për faktin që Hoxhaj nuk kishte probleme të tjera dhe se në zonë njihej si një njeri i qetë dhe i respektueshëm.

Ndërsa fëmijët e rritur të tij nuk kanë pasur shumë kontakte me të pasi jetojnë jashtë shtetit prej vitesh dhe kontaktet e vetme kanë qenë telefonike.

Lini një Përgjigje