
5 shqiptarë janë arrestuar në Belgjikë pasi akuzohen për kultivimin e lëndës narkotike kanabis.
Rreth 1700 bimë marijuane u gjetën në tre plantacione aktive në Liège dhe Sprimont të Belgjikës, njoftoi zyra e prokurorit publik të Lièges në një deklaratë për shtyp të premten në mëngjes.
Pesë kontrolle u kryen të enjten në Liège dhe Sprimont për goditjen e prodhimit të drogës. 5 shqiptarët filluan aktivitetin e tyre në fund të vitit 2024.
“Tre plantacione aktive u çmontuan, në total rreth 1700 bimë. Pesë persona me origjinë shqiptare u arrestuan”, tha zyra e prokurorit të Liège në një deklaratë.
Gjithashtu janë sekuestruar tre automjete, rreth 5 mijë euro, lëndë narkotike dhe materiale ambalazhimi. Ndërkohë, policia belge po vijon hetimet për kapjen dhe arrestimin e të tjerë personave të përfshirë.
Lini një Përgjigje