
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën dytësore Lezhë-Manati, në afërsi të fshatit Manati.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa 5 persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje më të rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e shkaqet e aksidentit. Dyshohet se përplasja ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara dhe mungesës së vëmendjes në rrugë.
"Rreth orës 10:15, në rrugën e fshatit Manati, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit A. K., 60 vjeç, dhe K. Gj., rreth 25 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte shtetasi K. Gj., të cilët janë dërguar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje