
Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në qytetin e Vlorës paraditen e sotme.
Policia ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë në lidhje me ngjarjen e rëndë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori ka hyrë nga një shteg i ngushtë që nuk përdoret shpesh nga këmbësorët. Ai ishte i maskuar me kapele dhe shall dhe ka qëlluar viktimën 3 herë para se të largohej në këmbë nga zona.
Hetuesit janë duke shqyrtuar me kujdes pamjet nga kamerat e sigurisë për të kuptuar më shumë detaje rreth autorit.
Policia është në kërkim të provave të tjera që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Lini një Përgjigje