
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në by-passin e Lushnjës, në autostradë. Mësohet se një mjet tip Range Rover është përplasur me barrierën e hekurt anësore dhe ka marrë flakë.
Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 persona. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe ambulancat kanë transportuar dy të lënduarit drejt spitalit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Lini një Përgjigje