TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Nëntor 2023, 10:33

Me armë zjarri në banesë, arrestohet 51-vjeçari në Librazhd

Shkruar nga Pamfleti

Me armë zjarri në banesë, arrestohet 51-vjeçari në

Një 52-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Librazhdit, i cili ishte shpallur në kërkim pasi në banesë i janë gjetur armë pa leje.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A. D., 51 vjeç, banues në fshatin Dranovicë, Librazhd.

Mësohet se ndaj 51-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, pasi më datë 01.11.2023, gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri tip “Belçik”, krehër dhe municion luftarak.

"Librazhd/Vijon operacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje. Në kuadër të këtij operacioni, vihet në pranga një shtetas që ishte shpallur në kërkim pasi në banesën e tij, në fshatin Dranovicë, Policia gjeti 2 armë zjarri, krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, kanë vënë në pranga shtetasin A. D., 51 vjeç, banues në fshatin Dranovicë, Librazhd.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi më datë 01.11.2023, gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri tip “Belçik”, krehër dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

arme zjarri banese arrestim librazhd

Lini një Përgjigje