TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Nëntor 2023, 08:31

Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas për vdekje 50-vjeçarin me biçikletë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas për

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një makinë ka përplasur për vdekje një 50-vjeçar.

Viktima po lëvizte me biçikletë në Unazën e Shkozetit, teksa u përplas me makinë nga shtetasi A.G., 32-vjeç.

"Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në unazën e Shkozetit, automjeti që drejtonte shtetasi A. G., 32 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që humbi jetën", njofton policia.

aksident durres makina 50-vjecar biciklete

Lini një Përgjigje