TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Nëntor 2023, 21:20

Aksident tragjik në Kavajë/ Makina përfundon në kanal, ndërron jetë 28-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Kavajë/ Makina përfundon në kanal,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kavajë mbrëmjen e sotme, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 28-vjeçar.

Sipas policisë, i riu ka qenë duke lëvizur me makinë, por ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë në kanal. Për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Në aksin rrugor "Gosë-Vilë Bashtovë", shtetasi B. Th., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 28-vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha ai.

Lini një Përgjigje